INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E fortë! Artan Gaçi dhe Sali Berisha debat për ikjen e investitorit libanez. Ndërhyn dhe Rama [VIDEO]

Publikuar më: 11:25 22-09-2016

Një debat i fortë u ndez në senacën e kuvendit mes deputetit të majtë Artan Gaçi dhe ish kryeministrit Sali Berisha në lidhje me sjelljen ndaj biznesmenëve të huaj duke u nisur nga rasti i fundit i largimit pas dhunës së ushtruar të biznesmenti libanez që do investonte në Gjirin e Lalzit. Ky biznesmen u përmend nga Gaçi, por Berisha më tej nisi dhe i përmendi dhe dhjeta biznesmenë të tjerë të huaj që janë larguar pasi qeveria nuk i ofron siguri si fizike ashtu dhe garanci në lidhje me taksat, e tje.

Berisha nxorri dhe një emër që sipas tij dhunoi biznesmenin.
“E ka kërcënuar Besnik Sula me jetë, me mesazh. Pse? Se ka gjetur investitor për naftën.’’, rrëfeu Berisha në Kuvend. A nuk jeni ju që e dërguat Eduard Ndocaj me barrelë, si doktor për t’u thënë se edhe mua më kanë rrahur më keq në Itali? A e di ti që ''Omnix'', akti i parë në shtator 2013, ka qenë anullimi. I kam këtu të gjitha, i kam këtu dokumentet. E anulluat, pse e rikthyet, se morët rryshfet! Pse ia morët? Se doli rryshfet më i madh. Ky është mekanizmi. Atëherë vazhdoni por në greminë po e çoni vendin!’’ - tha Berisha.

Po më tej ndërhyu Rama që tha se lotët për investitorin janë krokodili dhe i tha Berishës se koha e tij ka vdekur.
“Sa herë merr fjalën na çon në varezën e kujtimeve të tua”- i tha Rama, Berishës.

Shpifes dixhital e quajti Rama ish kryeministrin dhe sipas tij se ka nje arsye që Berisha mos të hapë gojën dhe sqaroi një tjetër version se përse biznesmeni Mitri iku.

"Goditja e atij sipërmarrësit nuk ka ardhur nga klima e biznesit, as nga interesa të dukshme dhe të padukshme, por nga gjykatësja që ka dhënë një vendim që është më skandalozi në historinë e vendimeve në Shqipëri: Kositsi i barit fiton të drejtën e pronës dhe kositësi i revoltuar i barit ngrihet kundër pronarit,”  sqaroi Rama.

Rama në një tjerë dalje në foltore lëshoi dhe një tjetë batutë për Berishë: "Oratoria jote lidhur me sipërmarrësin provon dhe njëherë se ti të vret natën dhe të qan ditën."

Article Logic
Execution time: 0.0041511058807373