INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artan Hoxha bën deklaratën e fortë, ''Adriatik Llalla pa shkollë të mesme''. Reagojnë gazetarët: Po qe e vërtetë duhet të arrestohet

Artan Hoxha bën deklaratën e fortë, ''Adriatik Llalla pa shkollë të mesme''. Reagojnë gazetarët: Po qe e vërtetë duhet të arrestohet

Publikuar më: 12:49 13-01-2018

Sipas një deklarate të fortë nga Artan Hoxha, Prokuroria e Përgjithshme është drejtuar nga një kryeprokuror i cili nuk zotëron shkollën e mesme.

Sipas Hoxhës, në shkollën e mesme ku ka përfunduar ish kryeprokurori Adriatik Llalla, ekziston numri i tij i amzës, por jo lista e notave. Sakaq, një gjë e tillë ka ngjallur polemika të forta edhe në radhët e gazetarëve të tjerë.

Denis Dyrnjaja nuk çuditet nëse kjo do qe e vërtetë dhe e lidh këtë me nivelin e shfaqur nga Llalla kur ishte në krye të prokurorisë. Nga ana tjetër gazetari Erion Kristo thotë se Llalla duhet të arrestohet, nëse rezulton e vërtetë mungesa e shkollës së mesme.

Denis Dyrnjaja: Ka një ngatërresë në publik. Ka të ngjarë që ish-Kryeprokurori të mos e ketë kryer shkollën e mesme dhe kjo ka krijuar çudi. Në fakt çudi do ishte sikur ta kishte mbaruar, se me atë nivel që ka shfaqur Tiku të krijonte bindjen se edhe 8 vjeçaren e ka lënë në klasë të 7-të ose ka ngel dy vjet rresht në të 6-ën dhe ishte më i gjati në fund të klasës. I paparë është Tiku që me të mesme pa të mesme siguroi jetën e 4 brezave të vet që do ta trashëgojnë. Kurse ne llak llak muhabet pa lekë :) bëj një kalë me shkollë, e një tren me punë e ngelëm me kredi

Erion Kristo: Po qe e vertete kjo duhet ta arrestoje

Denis Dyrnjaja: Nuk i gjendet asnjë gjurmë këtij burrit nga shkolla e mesme, as numër amze as regjistrim asgjë. Ky përkon me sistemin e xhaxhit që nuk shpëtoje pa dëftesë e regjistrim në shkollë qoftë edhe me 4-ra. Kush arrestua që të arrestohet ky?! Mos mendo dhe flit si idealist, bëhu njëherë realist

Article Logic
Execution time: 0.0033731460571289