INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Do ketë peshq të mëdhenj, mund të jenë ish-ministra të qeverisë…

Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Do ketë peshq të mëdhenj, mund të jenë ish-ministra të qeverisë…

Publikuar më: 23:14 05-02-2018

Gazetari i kronikës Artan Hoxha, ka dhënë detaje të reja lidhur me disa hetime që po zhvillon prokuroria për disa dosje, ku mendohet se janë të përshirë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.
I ftuar në “Studio e Hapur” në News24, Hoxha bëri me dije se nëse hetimeve do t’ju shkohet deri në fund, atëherë mund të ketë arrestime të disa ish-ministrave të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Do ketë peshq të mëdhenj. Nëse hetimi do jetë serioz ka për të shkuar më tej. Mund të jenë për burg ish-ministra të qeverisë Rama. Në informacionet që kam unë prokuroria ka hapur disa dosje që janë të arkivuara. Për shumë arsye nuk kanë qenë të hetuara më tej.

Kryesisht dosje që kanë të bëjnë me korrupsionin. Do doja që prokurorët që kanë në dorë këto dosje të kenë kaluar vettingun. Kjo situatë nuk çon ujë vetëm tek qytetarët shqiptar. Kur bëhet zhurmë gjithandej, ustallarët punojnë. Prokuroren e re që në momentin e parë e kam mbështetur”, tha Hoxha.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771