Mbrëmjen e djeshme u zhvillua një debat i ashpër mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit të njohur Artan Hoxha. Ata lëshuan një sërë akuzash ndaj njëri-tjetrit dhe të njejtën gjë kanë bërë edhe ditën e sotme me anë të disa postimeve në Facebook.
Sot Berisha hodhi një lum akuzash kundër Artan Hoxhës, por pas kësaj, gazetari në një postim në Facebook, ngre një pyetje se kush është hejksi i Azem Hajdarit duke postuar edhe disa foto të Berishës me truprojën e të ndjerit Azem Hajdari.
Kush eshte hjeksi i Azem Hajdarit?!!!!
13 shtator 1998, ne spitalin ushtarak,
Sali Berisha duke rregjistruar me diktofon deshmine e Zenel Nezes, truprojes se ish-deputetit demokrat Azem Hajdari, i vetmi i mbijetuar i atentatit te 12 shtatorit 1998, ku mbeten te vrare Azem Hajdari dhe truproja tjeter i tij, Besim Cera. Zenel Neza, menjehere pasi eshte intervistuar nga Berisha, nuk pranoj te deshmoje per prokurorine dhe u largua jashte shtetit duke mos u paraqitur kurre per procesin Hajdari. Ai perfitoi statusin e azilantit politik ne Belgjik…
Kjo kasete e rregjistruar nje dite pas vrasjes se Azem Hajdari nuk u vu asnjehere ne dispozicion te drejtesise dhe Berisha nuk deshmoi asnjehere ne proces edhe pse gjykata i dergoi 56 fletthirrje per tu paraqitur ne seance. Qe ceshtja Hajdari te gjykohet dhe njehere dhe te dale e verteta, mbi motivin, ekzekutoret dhe hjeksin kjo eshte prova e re qe rihap procesin e cilesuar si “Vrasja e Shekullit”….
Fotot jane marre nga emisioni Xhungel…