INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artan Hoxha jep deklaratën “bombë”: Shumë shpejt do kërkohet arrestimi i një deputeti tjetër

Artan Hoxha jep deklaratën “bombë”: Shumë shpejt do kërkohet arrestimi i një deputeti tjetër

Publikuar më: 22:02 09-11-2017

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, mbrëmjen e sotme, ka deklaruar se Prokuroria po heton një tjetër deputet dhe pritet që t’i komunikohet masa e arrestit. Hoxha theksoi se ky deputet është kapur rastësisht, kur po përgjohej një grup kriminal. Ai aludon se prokuroria mund të jetë duke e ruajtur këtë ngjarje për më vonë.

“Ka patur aq shumë ngjarje sa nuk po arrijmë as të analizojmë si ngjarje, dhe jo më t’i thellojmë. Një deputet tjetër, funksionar i rëndësishëm i administratës shtetërore është kapur rastësish, është regjistruar, teksa po përgjohej një grup kriminal. Nuk dihet se çfarë do bëjë prokuroria me atë, dhe mbase e ka ruajtur si gur të fundit. Dhe do të kemi shumë shpejt një deputet tjetër që t’i komunikohet masa e arrestimit” – u shpreh Artan Hoxha në emisionin “Të paekspozuarit”.

Article Logic
Execution time: 0.0043549537658691