Ulja e dënimit për Dritan Dajtin ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe jo vetëm. Emri i tij është komentuar gjerësisht në tryezat e emisioneve televizive më të ndjekura në vend.
Një komentim të arrestimit të parë të Dajtit e ka bërë edhe gazetari i njohur investigativ, Agron Hoxha, i cili ka shpjeguar me detaje kush ishte Dritan Dajti, para se të akuzohej për një serë ngjarjesh kriminale.
I ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, gazetari investigativ, Hoxha, është shprehur se Dajti, aktualisht është 48 vjeç dhe është me origjinë nga Tirana, vendi ku aktualisht jetojnë edhe familjarët e tij.
"Deri në '97, ishte një djalë i thjeshtë, jo i përfshirë në krim. Krimin e parë e kreu në vitin 1999, ku edhe u dënua me 20 vite heqje lirie, pasi u akuzua për vrasjen e biznesmenit Agim Beqja. Shak për këtë u bë konflikti që patën për një pronë, ku në konflikt e sipër Beqja goditi me shuplakë nënen e Dritan Dajtit dhe ky i fundit nxorri armën dhe qëlloi në drejtim të biznesmenit. Në këtë kohë Dajti shkëputi edhe marrëdhëniet me shkollën Juridikun",- është shprehur Artan Hoxha.