Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja nga dosja ‘Habilaj’ si dhe implikimi i ish ministrit Saimir Tahiri. I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozurait’ Hoxha tha se Tahiri nuk është kapoja dhe kreu i bandës, por pjesë e sistemit.
“Zhurma është e madhe dhe ngjarja vijon të mos ketë përmasat e veta. Efektin që ka pasur në media ka qene i madh, por flas për ngjarjen reale e cila është tjetër gjë. Pra fenomeni kanabis në vitin 2016. Sot duket sikur maja e narkotikeve ka qene Tahiri, por nuk është ai kreu dhe kapua. Ai është një nga hallkat e sistemit. Prokuroria duhet të çonte edhe një kërkesë për Haki Cakon , pasi nuk është normale të shkarkohen 10 punonjës në polici. Kreu i piramidës është Haki Cako.”- tha Hoxha.