INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artan Lame, qeveria mos të presë pemë në lulishte për të bërë lulishte! [FOTO]

Artan Lame, qeveria mos të presë pemë në lulishte për të bërë lulishte! [FOTO]

Publikuar më: 09:28 27-06-2016

Kreu i Aluiznit , Artan Lame, njihet për dobësinë e tij për mjedisin dhe për këtë arsye ka lëshuar dhe një krtikë të fortë në lidhje me trashëgimninë kulturore. Ai ka kundështuar hapur projektin për Shijakun.
“Vetëm në Shqipëri ndodh që të priten pemët e lulishtes, për të bërë lulishte”, shkruan Artan Lame, duke sjellë fotografi të sheshit të Shijakut me gjelbërim dhe tani shton ai ka një shesh prej betoni tullac ku të pjek dielli.

Ja shkrimi i plotë i Artan Lames:
Çfarë dini për Shijakun? Vë bast që asgjë, veç asaj këngës së vjetër “Ke ura Shijakut mblodha ca qershija”. Tjetër? Tjetër asgjë, as kujtesë historike, as kujtesë urbane, asgjë.
Në fakt, deri para ndonjë viti, kishte mbetur një park në mes të qytetit, në krye të së cilit ishte një lapidar, nga ata tipikisht komunistë, me një basoreliev bronxi, s’di e kujt autori. Jo ndonjë gjë e madhe, po sidoqoftë nja 50 a 60 vjet mbi shpinë i kishin. Pastaj një ditë, i prenë pemët që të gjitha që të bënin lulishte. Vetëm në Shqipëri ndodh që të priten pemët e lulishtes për të bërë lulishte (!!!).
Pastaj e shkatërruan edhe lapidarin dhe basorelievi prej bronxi natyrisht që përfundoi për skrap. Vetëm në Shqipëri ndodh që të shkruhet historia e re duke fshirë historinë e vjetër.
Ka pasur një piktor ai qytet, Agim Faja e thonin, që ka lënë edhe një pikturë të gjithë asaj situate në vitet ’80. Derisa dikush të mos kujtohet të zhdukë edhe pikturën, ajo do mbetet e vetmja dëshmi artistike e epokës.
Tani kemi një shesh prej betoni tullac (që në gjuhën profesionale quhet dizain bashkëkohor) ku të pjek dielli dhe ndoshta pas nja 20 vjetesh do ketë sërisht ndonjë hije. Por pas 20 vjetesh natyrisht që do ta shkatërrojnë prapë për të shkruar sërisht historinë e re.
Nëse çdo brez do vazhdojë të rrafshojë çdo gjurmë të brezit tjetër, natyrisht që asnjëherë nuk do ta duam këtë vend dhe s’do shohim orën për t’ia mbathur.
Sa për kuriozitet, e dini vargun e dytë të asaj këngës së fillimit? Thotë: “Do ja çoj bandillit meze për rakija”. Goxha histori apo jo? Tamam për hava t’bylbylave..

Ja si ka qënë qëndra e Shijakut

Article Logic
Execution time: 0.0040578842163086