INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, zbulohet arsyeja! [FOTO]

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, zbulohet arsyeja! [FOTO]

Publikuar më: 21:40 19-11-2018

Aktori i njohur i qindra roleve është ndarë nga jeta ditën e sotme si pasojë e një ataku kardiak. Bëhet fjalë për aktorin e mirënjohur Sulejman Dibra i cili vdiq në moshën 75-vjeçare.

Sulejman Dibra ka lindur më 9 shtator të vitit 1943 në qytetin e Shkodrës. Pas mbarimit të studimeve të lartë në Shkollën e Lartë për Aktor “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë, në vitin 1966 rikthehet në qytetin e Shkodrës për të punuar si aktor profesionist në Teatrin “Migjeni” të këtij qyteti. Në vitin 1969 do të transferohet në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë. Me këtë teatër ka interpretuar në shumë pjesë si “Arturo Ui” e Bertold Brehtit, “Toka jonë” e Kolë Jakovës, “Prefekti” e Besim Lëvonjës etj. Në kinematografi ka interpretuar në 13 role. Roli i tij i parë do të jetë ai Partizanit të plagosur në filmin “Komisari i Dritës”. Më tej do të interpretonte në rolin e Kiços,agjentit 13 në filmin “Njësiti “Guerril” , rolin e Sotir Filipit “Kasketa” në filmin “Operacioni “Zjarri””, rolin e Drejtorit të shkollës në filmin “Tinguj Lufte”, rolin e Gjeneralit turk në filmin “nëntori i dytë” etj. Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009, roli i Myrtezait në filmin “Ne dhe Lenini”. Ka dhënë mësim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit. I martuar me pianisten Anita Tartari. Kanë një vajzë Enin,e cila duke ndjekur rrugën e artit është sot një pianiste e talentuar dhe e njohur në botë. Për meritat e tij artistike në vitin 2006, Sulejman Dibra është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashri i Artë”. 

bg.png

Article Logic
Execution time: 0.0019338130950928