Bota e artit është në zi pasi ka humbur një ndër dirigjentët dhe profesorët më të mirë të saj. Bahri Çela i njohur si dirigjenti i parë në Kosovë ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në moshën 77- vjeçare. Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë të njohur i biri, Kreshnik Çela përmes një postimi në Facebook. Ai gjithashtu ka njoftuar se detajet e varrimit do të bëhen me dije në vazhdim.
Bahri Çela ishte dirigjent,kompozitor dhe profesor muzike në Kosovë, por kishte disa vite që jetonte në Londër me familjen e tij. Ai ishte nga themeluesit e parë së Filharmonisë së Kosovës.