Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë një ndër artistët më të talentuar shqiptar në Zyeih të Zvicrës pas një sëmundje të rëndë.
Bëhet fjalë për udhëheqësin e shkollës së kërcimit “Shota”, koreografi dhe piktori Agron Brajrami i cili u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare.
Shoqata "Shota" që ai udhëhiqte ka qenë ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare të shprehur përmes valles.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ku shkruan, “Babai im, heroi im, legjenda”, duke vendosur edhe datën e lindjes dhe vdekjes si përshkrim të fotos.