INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arti shqiptar në zi, ndërron jetë mjeshtri i valles popullore

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë mjeshtri i valles popullore

Publikuar më: 07:55 12-01-2018

Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare, mjeshtri i valles popullores, një nga artistët më të kompletuar të këtij zhanri Rexhep Çeliku.

Ai ishte solist i parë i Ansamblit të këngëve dhe valleve.

Rexhip Çeliku u nda nga jeta në orë 02.30 të mëngjesit pas një lufte të gjatë me sëmundjen.

Vetëm 4 ditë më parë mjeshtri Rexhep Çeliku pati edhe shfaqjen e fundit në publik, ku Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi atij titullin Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në performimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”

j_ergfu0234.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033679008483887