Ndahet nga jeta në moshen 80 vjeçare, “Mjeshtri i Madh”, Gëzim Kruja. Mësohet se ikona e humorit shkodran dhe gjithë Shqipërisë, kohët e fundit vuante nga një semundje e rëndë, teksa kishte humbur edhe zërin.
Ai ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmorë. Mjeshtri shkodran ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit.
Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”. Dalja e tij e fundit për mediat ishte ajo në festen e 80 vjetorit të lindjes që miqtë e teatrit i organizuan.