INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artistja ndërkombëtare përfshin Kosovën në klipin e saj muzikor

Artistja ndërkombëtare përfshin Kosovën në klipin e saj muzikor

Publikuar më: 12:38 02-02-2016

Tashmë Kosova është frymëzim edhe për artistët.

PJ Harvey, artistja britanike, ka publikuar ditën e djeshme videon muzikore të këngës “The Wheel” shkëputur nga albumi The Hope Six, e cila shfaq pamje filmike nga Kosova.

Këngëtarja 46-vjeçare ka vizituar Kosovën duke marrë pjesë edhe në festivalin e dokumentarit dhe filmit me metrazh të shkurtër, Dokufest 1.
Videoja përmban disa filmime gjatë viteve 2011 deri më 2015, kohë kjo kur artistja dhe regjisori Seamus Murphy vinin shpesh në Kosovë. Në një deklaratë për shtyp Harvey u shpreh:

“Teksa shkruaj një këngë, e parafytyroj të gjithë skenën. Mund të shoh ngjyrat, mund të kuptoj kohën dhe ditën e realizimit. Gjithashtu shoh edhe dritat, hijet dhe çdo gjë tjetër që do të realizohet në videoklip. Më këtë projekt unë kam dashur të eksploroj vendet, që më kanë tërhequr gjithmonë. Doja ta ndjeja ajrin dhe tokën e atij vendi si dhe të njihem me njerëzit vendas.”

Kurse regjisori videos, Seamus Murphey, shtoi se kënga “The Wheel” e ka në qendër të saj udhëtimin në Kosovë.
“Pamja e një rrote rrotulluese në vendin e quajtur Fushë Kosovë, e cila gjendet në Kosovë, është pika konkrete e titullit të këngës. Këtë pjesë unë e pash si frymëzim për këngën. Pa e ditur se sa njerëzit aty kanë vuajtur nga lufta, pa vizituar fshatrat e braktisura, pa përjetuar historitë e njerëzve, a mund të shkruhej kjo këngë? Prandaj, u ktheva në Kosovë në dhjetor të vitit 2015, për të marrë sa më shumë infromacion në ndihmë të këtij projekti.

Gjatë kohës kur kam qenë atje, ka pasur një krizë të madhe refugjatësh. Para se të udhëtoja në Kosovë, kam vizituar edhe kufijtë Grek e Maqedonas si dhe Sërbinë. Kriza po ndodhte brenda dhe jashte territoreve lidhur me konfliktet në Kosovë dhe më gjërë në Ballkan.
Ideja e rrathëve, rrotave dhe përsëritjes ishin mëse evidente dhe të nevojshme për t’i përfshirë."

 

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729