INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Artistët për projektin e teatrit, paralajmërojnë se do e çojnë në gjykatë [VIDEO]

Publikuar më: 16:20 13-03-2018

Një ditë pasi Kryeministri prezantoi projektin për teatrin e ri kombëtar, artistët paralajmërojnë se do ta ndjekin çështjen në gjykatë.
Neritan Liçaj:
“Sigurisht që do të konsultohemi edhe nga ana ligjore për të dalë në një vendim akoma më të studiuar”.
Sindikata e aktorëve të teatrit kombëtar qe kundërshtojnë këtë projekt, zhvilluan një mbledhje me dyer të mbyllura në teatrin eksperimental, pasi nuk u lejuan të mbanin mbledhjen në teatrin kombëtar. Arben Derhemi për IN Tv lëshon këtë paralajmërim.
Arben Derhemi:
“Teatri do të mbrohet me të gjithë mënyrat. Kaq. Me të gjithë mënyrat”.
Një tjetër këndvështrim ka aktori i mirënjohur i humorit Julian Deda, i cili komenton heshtjen e artisteve përballë këtij projekti.
Julian Deda:
“Ai tha do të shembet dhe e gjithë lufta u bë që ai mos të shembet dhe aty nuk foli asnjëri. Në momentin që nuk foli asnjëri aty kuptohet se ka diçka që nuk shkon këtu. Ose e kanë frikë, ose pajtohen me të, ose kanë qenë dakord me të më përpara dhe ne nuk e dinim. Dhe në këto kushte unë them bravo i qoftë, le ta bëjë, biles jo një kullë por 6 kulla sipër”.
Genc Fuga, kandidat për drejtor i teatrit kombëtar thotë se situata është delikate.
Genc Fuga:
“Ne jemi në një situatë të rrethuar me kasandrat. Duhet një punë e përbindshme që të shpëtosh nga gjithë këto mina që ne i kemi vënë vetë vetes. Kemi debat p[or nuk kemi dialog. Mendoj që dialogu mund të jetë formë zhvillimi”.
Ndahen artistët për projektin
Artistet ndahen në këtë pikë.
Genc Fuga:
“Apriori nga ajo që pashë kam frikë që egzigjencat e një aktori apo regjisori nuk plotësohen”.
Neritan Liçaj:
“Kështu si godinë të them të drejtën, unë e them hapur, mua më ka pëlqyer shumë. Si arkitekturë ishte kryevepër”.
Arben Derhemi:
“Çfarë projekti ishte ai, unë nuk mora vesh asgjë nga ai projekt. Unë mora vesh ca njerëz që hynë edhe dalin e pinë kafe në Teatrin Kombëtar”.
Por a humb arti dhe kultura me shembjen e teatrit kombëtar? Aktorët kanë këtë përgjigje.
Julian Deda:
“Ajo godinë është 80 vjeçare dhe ta zëmë fëmijët tanë nesër të kenë ti thonë një kolegu të tyre nga Franca ti thonë se ën këtë godinë është bërë teatër përpara 100 vitesh. Nëse ajo shembet nuk do kenë ku ti thonë. Është bërë teatër ku?”
Arben Derhemi:
“është histori 75 vjeçare, historia e këtij kombi është këtu”
Neritan Liçaj:
“Humb jo vetëm arti humbet historia e këtij vendi. Arti humbet e humbet se aty kanë derdhur djersë kullosë”.

Article Logic
Execution time: 0.0025191307067871