INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artistët bëhen bashkë pro Ilir Kernit, peticion për Ramën [FOTO]

Artistët bëhen bashkë pro Ilir Kernit, peticion për Ramën [FOTO]

Publikuar më: 12:47 01-08-2016

Lajmi i dorëheqjes së drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kernit ka shqetësuar shumë artistë. Në unanimitet mbi 80%  e tyre kanë lënë në mes dhe pushimet dhe janë kthyer për të firmosur një peticion drejtuar, Kryeministrit Edi Rama.
Ata i kërkojnë shefit të qeverisë të mos pranojë dorëheqjen, duke e vlerësuar Kernin si një njeri të pastër, me parime dhe që ka arritur të mbajë larg prej TKOB dhe AP deri tani pandërshmërinë, mediokritetin, nepotizmin dhe klientelizmat.
Duke kërkuar rikthimin e tij sërisht në detyrë, artistët e kanë vlerësuar për kontributin e vyer dhe për shembullin e pakrahasueshëm motivues.
Më herët kanë reaguar dhe tre deputetë socialistë, Ledi Shamku, Erjon Braçe, Fatmir Toçi, të cilët kanë shprehur keqardhjen për dorëheqjen e Kernit dhe kanë kërkuar Ramës rikthimin e tij të në detyrë.

Article Logic
Execution time: 0.0038840770721436