INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artistët dhe gazetarët i bashkohen nismës #edhe unë! Ja emrat e atyre që do të pengojnë zgjedhjet në 30 qershor...

Artistët dhe gazetarët i bashkohen nismës #edhe unë! Ja emrat e atyre që do të pengojnë zgjedhjet në 30 qershor...

Publikuar më: 20:17 24-06-2019

Një fushatë e pazakontë në historinë e pluralizmit shqiptar ka nisur në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Personazhe publikë, gazetarë, intelektualë dhe artistë në rrjete sociale po përhapin me shpejtësi suportin e tyre ndaj fushatës së titulluar me hashtag-un #edhe unë.

Kjo fushatë ka për synim bindjen e njerëzve për të mos votuar në datën 30 qershor, me kauzën se të tilla zgjedhje synojnë rikthimin e sistemit monist në Shqipëri.

I pari ishte artisti Bujar Kapexhiu që shprehu fjalën e tij. Kapexhiu deklaroi se ishte gati të dënohej, por nuk do të lejonte votime moniste.

Pas tij edhe artisti tjetër, Neritan Liçaj iu bashkua kësaj nisme. Edhe ai deklaroi të njëjtën gjë.

Por pas këtyre reagimeve, lista ka ardhur duke u shtuar.

Gazetari Agim Xhafka shkruan në Facebook se edhe ai nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor.

‘Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë...

#EdheUnë’, shkruan Xhafka.

auto_Screenshot_71561399031.jpg

Edhe blogeri Olti Curri i është bashkuar kësaj nisme, duke deklaruar se nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor.

auto_Screenshot_131561399028.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047