Tom Hanks
Fituesi i çmimit "Oscar" ka treguar se vuan nga diabeti i tipit 2. “Kur shkova te mjeku, ai më tregoi se kisha patur nivel të lartë të sheqerit në gjak që në moshën 36 vjeçare. Tashmë situata është nën kontroll, por nuk mund të jem sërish një çun thatanik si në gjimnaz.”- tregon Hanks.
Halle Berry
Një tjetër fituese e çmimit "Oscar" tregon se vuan nga diabeti i tipit 2. Berry tregon se nuk ka përdorur insulinë, por një regjim të mirë ushqimor.
Larry King
Drejtuesi i Talk Show-ut vuan gjithashtu nga diabeti i tipit 2. King ka kryer një operacion në zemër (bypass), pasi përveç diabetit ai ka qenë dhe duhanpirës.
Selma Hayek
Hayek në kohën kur ishte shtatzënë me vajzën e saj mësoi se iu shfaq një lloj diabeti, i quajtur si diabeti gestacional, që shfaqet kryesisht te nënat shtatzëna. Hayek ka gjithashtu histori familjare me diabet.
Nik Jonas
Këngëtari u diagnostikua me diabet në vitin 2007, kur mjekët zbuluan se niveli sheqerit ishte mbi 700, ndërkohë që normalja është 70 - 120. Ai tregon se në këtë kohë kishte shumë etje dhe humbi në peshë. Joanas u shtrua në spital dhe që atëherë mundohet të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit.
Drew Carey
Drejtuesi i “Game show” vuan gjithashtu nga diabeti i tipit 2. Ai tregon se hoqi nga dieta e tij sheqerin dhe filloi të ushtrohej në palestër. “Nuk jam më diabetik, s'ka më ilaçe”- thotë Carey.
Sherry Shepherd
Aktorja pasi u diagnostikua me diabet ndryshoi dietën e saj që përfshinte vetëm pastat. “Tashmë ha vetëm perime dhe ushqime pa sheqer. Hoqa dorë nga ëmbëlsirat dhe buka e bardhë.”- tregon Shepherd.
Randy Jackson
Anëtari i jurisë së "American Idol” mësoi se vuante nga diabeti në vitin 2001. Në atë periudhë Jackson ishte obez, plus që kishte histori familjare me diabet. Ai vendosi të kryente një ndërhyrje kirurgjikale për ngushtimin e stomakut, falë të cilit humbi 100 pounds. Me regjim ushqimor, joga dhe palestër Jackson arriti të stabilizohet.