Të paktën mbrëmë në darkë vonë policia u dorëzua dhe u spostua nga Teatri Kombëtar. Deri më tani ai është në “duart” e artistëve, të cilët e kanë gdhirë gjithë natën në godinë. Po sot në mëngjes ata janë emocionuar nga gjesti i një qytetareje e cila ka shkuar pranë tyre me një qese ushqimesh. Ky moment është vlerësuar nga aktori Neritan Liçaj që ka publikuar foton me zonjën “bamirëse”.
Në këto kohë të vështira për artistët mbështetësit kryesorë, qytetarët e thjeshtë ua kanë bërë më të lehtë rezistencën.
Kujtojmë këtu se një ditë parë artistët e ngujuar brenda godinës së Teatrit Kombëtar për shumë orë mbetën pa ujë dhe bukë, pasi policia nuk lejonte që të hynin persona nga jashtë.