INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artistët përplasen me Veliaj për çështjen e Teatrit Kombëtar

Artistët përplasen me Veliaj për çështjen e Teatrit Kombëtar

Publikuar më: 12:26 25-06-2018

Gjatë takimit të ditës së sotme midis kryebashkiakut Veliaj dhe artistëve për Teatrin e Ri, janë shënuar përplasje.

Aktori Neritan Liçaj ka hedhur akuza të rënda drejt Veliaj duke e cilësuar këtë të fundit se nuk po bënë punën e negociatorit në këtë proces.

Pas kësaj deklarate Liçaj ka braktisu sallën e diskutimit.

"Ne si artistë nuk e njohim Kryetarin e Bashkisë si autoritetin e ligjshëm me të cilin mund të negociojmë për këtë çështje. Sa kohë është iniciuar një projekt-ligj, autoriteti i cili duhet të reflektoj është autoriteti që ka propozuar projekt-ligjin për tjetërsimin e pronës publike
Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i bënë thirrje Kryeministrit të vendit të dalë në shesh e të përballet, ai duhet ta dijë mirë kë ka përballë, ai duhet ta dijë se i vetmi dialog që mund të zhvillohet, do zhvillohet me qeverinë, dhe në kushtet e tërheqjes së projekt-ligjit.
Mos luani me publiken, mos luani me Teatrin Kombëtar sepse ne e kemi ndarë mendjen për rezistencë shëmbullore." u shpreh Liçaj

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326