INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Artistët protestë masive para parlamentit! Bëjnë thirrje që Teatri mos shembet...[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 10:02 05-07-2018

Teksa në Parlament po diskutohet projektligji për Teatrin Kombëtar artistë dhe qytetarë të shumtë kanë nisur protestën. Ata janë kundër shembjes së godinës aktuale dhe kanë bërë thirrje që të deputetët e majtë dhe të djathtë mos e votojnë. Madje aktori Neritan Liçaj i ka kërkuar dhe Presidentit Meta mos e dekretojë. Fjalë ka mbajtur dhe regjisori, Robert Budina: “Sot i themi qeverisë të reflektojë, ne do të bëjmë detyrën tonë dhe do të jemi në bashkëpunim të ngushtë me policinë. Ne do t’i japim një mësim politikës, do të bëjmë rezistencë. Ky është një proces dhe ne nuk jemi të orientuar pasi nuk ka një grup që do të merret më këtë projektligj. Teatri nuk duhet të përbaltet, këtë po përpiqemi të përçojmë sot. Qeveria mund ta shkel ligjin, por ne jo.” 

Po kështu dhe aktori Bujar Asqeriu u bëri thirrje deputetëve të kenë kujdes me artistët.

“Kini kujdes mos luani me artistët se janë njerëzit më të nderuar të kombit. Kanë bërë historinë e kombit shqiptar. Prandaj kujdes me artistë! Të nderuar deputetë një për një po u them kalojeni në zemrën tuaj jo mekanikisht, por shpirtërisht këtë ligj dhe do të kuptoni thellë në ndërgjegjjen tuaj se nëse votoni këtë ligj do të bëni një hap të gabuar. Mos e kafshoni teatrin po ju bëj thirrje për herë të fundit”, tha Asqeriu.

Ndërsa qytetarë të shumtë që mbështesin artistët janë shprehur se teatri është dhe i tyre.

tarrrrok.jpg



Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227