Më në fund ka dalë lista e kanditatëve për çmimet Grammy 2017.
Ndër emrat e muzikantëve dhe artistëve të famshëm është edhe ai i tenorit shqiptar Saimir Pirgu në kategorinë e “Operas më të Mirë”. Në këtë mënyrë Pirgu ka vendosur rekordin si shqiptari i parë që nominohet me një çmim të tillë. Depërtimi i zërave solistik në tregun ndërkombëtar do të thotë shumë për vendin. Kujtojmë që një famë të tillë gëzon edhe sopranoja e njohur Inva Mula apo Ermonela Jaho, e cila para pak kohësh u vlerësua me çmimin më të rëndësishëm në eventin Opera Awards 2016-të!