INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artisti që ka mrekulluar shqiptarët, sfidon sëmundjen e rëndë. Do pushtojë skenën si shqiponjë!

Artisti që ka mrekulluar shqiptarët, sfidon sëmundjen e rëndë. Do pushtojë skenën si shqiponjë!

Publikuar më: 12:24 11-11-2017

Mjeshtri i valleve popullore Rexhep Çeliku, do të kërcejë në 60 vjetorin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Artisti i mirënjohur i cili që nga viti 1976 është solist pranë Ansamblit, ia ka dalë të sfidojë sëmundjen e rëndë, duke e mposhtur atë. Lajmin e mirë e ka dhënë Ilir Kadia në një postim në Facebook ku tregon për periudhën e vështirë me të cilën është përballur valltari që ka fituar zemrat e publikut gjatë kohës kur ishte sëmurë.

Statusi i plotë i Ilir Kadisë
“Dëgjova një lajm të mirë! Mësova se në 60 vjetorin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore do kërceje Rexhep Çeliku dhe Lili Cingu! Më të mirët ndër vite! U gëzova shumë veçmas për Rexhepin që vuajti shumë nga një sëmundje e rëndë që e paska mposhtur. E kujtoj një vit më parë kur para se të nisej drejt Turqisë, ku u kurua për muaj e muaj, vinte tek Muhamet Malo dhe merrte eurot që i duheshin për kurimin e shtrenjtë! Ashtu me flokë të rënë e fytyrë meit të dhimbte në shpirt artisti që dukej i mbledhur e dobësuar për të mos e besuar! Mirëpo ja lajmi mirë! Ja paska dalë! Është bërë për të kërcyer si shqiponjë! Muhamet Malo edhe nga jeta tjetër prodhon lajme të mira për njerëzit!”, shkruan Kadia.
Edhe lajmi duket se është pritur mjaft mirë nga komentuesit që thonë se kjo është gjeniale, e se mezi presin të shohin në skenë shqiponjat shqiptare, këta artistë me shpirt të pamposhtur, këta valltarë të mrekullueshëm.
Rexhep Çeliku numëron në repertorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit. Ai është nderuar me titullin "Mjeshtër i Madh", nga ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu me motivacionin "për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin".

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443