Postimi i bërë sot nga këngëtari ka ngjallur mjaft reagime.
Arti është vëllai i këngëtarit nga Kosova, Dren Abazi dhe shpesh e ka manifestuar edhe në rrjetet e tij sociale se mbështet muzikën e vërtetë dhe me vlera duke qëndruar edhe vetë larg komerciales.
Gjatë ditës së sotme ai ka bërë një postim ku shkruan: “Me kēngtaret qe i kemi sot, n'moshēn e saj, nuk po besoj qe ka me pas qef najkush me bo foto #nexhmijepagarusha”.
Njëri ndër komentuesit ka hamendësuar se e ka bërë këtë krahasim me ndërhyrjet e shumta estetike që kanë bërë këngëtaret tona, ndaj Arti e ka ndjerë të nevojshme të sqarojë se postimi i tij nuk kishte lidhje me këtë. “Maestro, kuptimi i përshkrimti të fotos, nuk ka lidhje me pamjen e me bukruinë. Thjeshtë e pakrahasueshmja Nexhmije, ka lënë vepra të cilat e bëjnë të paharrueshme, që e dallojnë nga këngëtaret aktuale. Kohët kanë ndryshuar dhe bashke me të edhe muzika apo këngëtarët”, shkruan ai.