Ai është mjaft i njohur dhe i dashur për ju. Vite më parë ishte më i preferuari i gjinisë femërore ndërsa sot ka krijuar familjen e tij.
Këngët e Ermal Fejzullahut pëlqehen shumë nga fansat e tij, por, fama e tij ka kaluar edhe kufijtë e këtë e vërteton më së miri veprimi i fundit i një piktores turke.
Piktorja turke, Aylin Sarihancer si duket është fanse e Ermalit, e cila së fundi e ka pikturuar portretin e tij.
E për këtë gjë Ermali, është ndjerë i lumtur, dhe e ka falënderuar atë publikisht duke e publikuar edhe imazhin e portretit të pikturuar nga, Aylini.