Njomza është një nga artistet më të reja, e cila po merr famë me shpejtësi në skenën ndërkombëtare.
Ajo ishte e ftuar së fundmi për të perfomuar në festivalin “Sunny Hill Festival”, në të cilën këngëtarja dhuroi një spektakël të vërtetë.
Më pas në një intervistë për “Prive” artistja ka shpjeguar se si është njohur me Ariana Granden dhe si lindi me të një nga HIT-et më të mëdhaja për momentin “7 rings”.
“Me Arianën jam njohur nga ish i dashuri i saj Mac Miller. Kam bërë disa këngë prove të cilat ia kam dërguar Mac dhe më pas ai më ka prezantuar me Arianën.”
“7 rings simbolizon 7 shoqet e ngushta të Arianës, të cilat punuan për të krijuar albumin e ri të saj. Në fillim kur mora vesh se do më përfshinte dhe mua i thashë se nuk ishte e nevojshme, por ajo këmbënguli, në këtë mënyrë i dhashë idenë të shkojmë në studio dhe të bëjmë një këngë për mënyrën luksoze të jetesës së saj dhe ja si u krijua kjo këngë.” – u prononcua Njomza.
Pak përpara intervistës mikrofonin në dorë e mbante reperi i njohur Gashi, i cili u shpreh se sipas parashikimeve të tij Njomza do të jetë artistja më e re shqiptare që do të pushtojë botën me muzikën e saj.
Artistja nga Kosova njihte gjithashtu mjaft mirë gjuhën shqipe dhe për kamerat u shpreh se është mjaft krenare për këtë fakt.