Pas shiut ka gjithmonë diell.
Adele ka kryesuar klasifikimin e albumeve menjëherë pas performancës së saj në një nga festivalet më të rëndësishëm të muzikës siç është Glastonbury. Megjithëse u kritikua nga BBC për fjalorin e papërshtatshëm të cilën këngëtarja me zërin magjik përdori gjatë performancës së saj 90 minutëshe, muzika e saj i magjepsi të pranishmit. 27-vjecarja është ngjitur menjëherë me 13 pozicione në klasifikimin e albumeve duke kryesuar me vendin e parë menjëherë pas performancës në Glastonbury. Risi në perfomancen e artistes bën edhe fakti se ajo ftoi në skenë një fanse 10-vjeçare me të cilën më pas pozoi në një foto selfie!