Flori Mumajesi është padiskutim një ndër këngëtarët më të mirë shqiptarë dhe shumë i dashur për publikun. Ai prej disa javësh ka qenë në qendër të mediave rozë, jo vetëm për sukseset me hitet e tij, por edhe për aludimet në lidhje me jetën private pasi e kanë bërë disa herë të lidhur me këngëtare të ndryshme shqiptare.
Mirëpo çdo gjë ka mbetur në kuadrin e thashethemeve pasi protagonistët i kanë mohuar lajmet. E kemi vënë re që kur Flori do të vlerësojë një artist, e bën publikisht dhe të njejtën gjë bëri me Arilena Arën.
“Një thesar në vena” ka shkruar ai pranë performancës së Arilenës duke vendosur dhe një zemër përmbi postim.
Arilena është përfolur dikur për një romancë me Mumajesin. Ajo shprehej se mes tyre qëndron një energji e mirë, por sa për fjalët, këngëtarja ka preferuar t’i shtojë edhe më shumë ‘benzinë zjarrit’: “Po ose jo, as po, as jo”.