INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As gjyshja jote nuk e meriton këtë smartphone

As gjyshja jote nuk e meriton këtë smartphone

Publikuar më: 16:44 24-07-2018

Huawei nisi të çante tregun si një markë ekonomike. Gjërat kanë ndryshuar deri diku, por ama kompania ofron akoma smartphone të lirë dhe pse gama e saj është zgjeruar shumë. Honor është një ndër brandet që gjigandi kinez i lartpërmendur ka nën varësi dhe po ashtu është dhe brandi që prodhon smartphonin që ne nuk ia rekomandojmë askujt.

Nëse mendoni që t'i blini gjyshes një smartphone sa për ta mësuar që të përdorë një pajisje në dukje aliene për të mos i blini këtë. Honor 7c është një opsion i ngjashëm në pamje me Honor 7x që performon mjaft mirë për çmimin e vet, por ama nuk ngjason në sagjë tjetër.

►Ndiq insmart.al ne Instagram

Sapo e merr në dorë 7c të jep një ndjesi të shpifur të një smartphoni plastik. Kamerat e tij reklamohet si 13MP, por është e tmerrshme. Memoria e tij është vetëm 16 GB dhe gjysma e saj është e mbushur me Bloatware. RAM kemi vetëm 2GB me performancë të ulët, kurse CPU është një Mediatek që performon shumë keq. Ekrani është i tmerrshëm po ashtu. Mos ja blini as gjyshes as ndonjë fëmije 5 vjeç pasi do t'i bëni të përjetojnë eksperiencën më të keqe që kanë parë ndonjëherë në një smartphone.

Nëse po mendoni se çtë blini me 110 euro, thjesht mos blini ju rekomandojmë ne. Redmi 4A nga Xiaomi është i vetmi model që nuk performon keq me atë çmim, kurse nëse do të paguani ca më shumë do të keni përballë opsione mjaft më të mira për të zgjedhur, por unë prapë nuk rekomandoj Huawei. Megjitahtë ju vendosni, por kini parasysh që mos të blini një smartphone me më pak se 32 GB memorje, pasi 16 janë shumë pak për standartet e sotme.honor7s-feature1-pc.jpg

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 48 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.0031371116638184