INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“AS” jehonë kuqezinjëve: De Biasi dhe

“AS” jehonë kuqezinjëve: De Biasi dhe "bijtë e luftës" çuan Shqipërinë në Euro 2016

Publikuar më: 12:43 21-06-2016

Jehona e përfaqësimit të Kombëtares Shqiptare në kampionatin Europian vijon në zërë vend në mediat më prestigjioze europiane. Kësaj radhe është e përditshmja madrilene “AS”, e cila i kushtoi një hapësirë të gjërë Kombëtares Shqiptare.
E përditshmja madrilene sjell një shkrim analitik, ku kjo gazetë kthehet pas në kohë duke e cilësuar vitin 2011-të si shumë të rëndësishëm për futbollin shqiptar, dhe arsyeja është e thjeshtë Gianni De Biasi.
“AS”:
“Në atë kohë, Shqipëria rënditej në vendin e 74 të klasifikimit të FIFA-s dhe kishte në përbërje lojtarë me cilësi modeste. De Biasi nuk ndikoi vetëm në rritjen e skuadrës, por revolucionarizoi modelin e seleksionimit të lojtarëve. Bashkë me asistentët e tij udhëtoi drejt vendeve ku shumë vite më parë kishin emigruar shqiptarë duke u vënë në ndjekje të talenteve. Ai arriti të kontaktonte me shumë shqiptarë të talentuar, veçanërisht në Zvicër”.
E pasi arriti të afrojë pranë kombëtares shumë të rinj të rritur në vedet perendimore, e përditshmja madrilene “AS” veçon një detaj shumë domethënës, faktin që De Biasi tashmë me pasaportë shqiptare, arrin të këndojë edhe himnin shqiptar.
“AS”:
“De Biasi, Trajneri shqiptar, trajneri që qeveria shqiptare i dha shtetësinë dhe pasaportën si rezultat i punës së tij, tashmë e shohim duke kënduar himnin shqiptar në Euro 2016.  Ai është arkitekti.  Ai dhe bijtë e luftës, rreth dy dekada pas konfliktit të Kosovës, e çuan Shqipërinë në Europian. Qeveria i shpërbleu me 1 milionë Euro. Tani vjen pjesa më e rëndësishme sepse futbolli duhet t’i shpërblejë”.

Ja shkrimi:

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887