Shumë emra janë diskutuar, shumë vajza të ekranit e kanë dëshiruar të jenë pjesë e programit "Përputhen" Por emri i prezantueses këtë vit është surprizë sepse nuk u përfol asnjëherë dhe ajo vetë nuk është shprehur, deri më tani, nëse e dëshironte apo kishte ambicien të drejtonte “Për’puthen”, këtë sezon.
Prezantuesja e re është një nga vajzat më të komentuara të showbizit dhe që di gjithmonë si ta marrë vëmendjen e mediave. Megi Pojani do të drejtojë sezonin e ri të “Për’puthen” në Top Channel.
E kontaktuar nga Top Channel, moderatorja dhe showgirl-i, konfirmon se ky sezon nën drejtimin e saj do të jetë “zjarr”:
“Isha në mes të stërvitjes me forcat speciale dhe u fsheha pas një kaçubeje vetëm për t’ju thënë që lajmi është i vërtetë. I repeat-lajmi është i vërtetë, duhet të shkoj tani. Gotta go! Zbrazni karikatoret e puçjeveeee.”