Cili mendoni se është trupi perfekt? Duhet ta themi troç që të gjithë mendojmë se shumica e djemve shikojnë gjoks dhe të pasme të mëdha, por gjithashtu një bel i hollë do ishte mrekulli.
Shumë persona mund të mendojnë se Kim Kardashian, Kylie, Kendall Jenner, Demi Rose apo ndonjë modele tjetër kanë trupin më të bukur, por e vërteta është ndryshe.
Sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Teksasit mund të thuhet se është zbuluar trupi perfekt. Për kërkuesit e këtij universiteti, trupi perfekt i një femre duhet të jetë 1.68 metra i gjatë.
Nuk është as i dobët as mbipeshë, por me forma, hiç më pak se sa trupi i Kelly Brook, e cila e mban ende këtë fron. Përmasat e prezantueses britanike kanë 99-63-91 – dhe Kelly Brook nuk ka bërë asnjë ndërhyrje plastike.
Edhe pse Brook shton apo humbet kilogramë herë pas here, ajo mbetet më e preferuara për format e saj. Nëse u zhgënjyer që pjesë e fronit nuk janë Kardashianët, na vjen keq por profesionistët zgjedhin Kelly-n.