Në një periudhë shumë të shkurtër, artistët shqiptarë kanë sjellë disa bashkëpunime që janë dëgjuar shumë, si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë kufijve. Të gjithë jemi dakord që Mozzik ka bërë namin gjatë verës pasi është artisti më i dëgjuar prej disa javësh, por së fundmi një këngë tjetër po dëgjohet më së shumti.
Bëhet fjalë për këngën më të re të Tayna, e cila mban titullin “Qe qe”, këngë që në vetëm 2 ditë ka gjeneruar mbi 1.5 milionë klikime dhe siç mund ta shini më poshtë është trending në disa shtete.
“Qe Qe” sjell reperen shqiptare me një stil si latine, krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë.
Për klipin, në të cilin shfaqet e kuruar deri në detaj, reperja është frymëzuar nga telenovela e famshme “Pasionet e fshehta”, gjë të cilën e ka theksuar edhe më herët me disa postime në rrjete sociale
Kënga është punuar nga Cricket me muzikë dhe melodi nga Tayna dhe Muma, teksa fabula e klipit lidhet me tri motrat dhe tre vëllezërit, ndërsa në disa skena Tayna shfaqet edhe në rolin e këngëtare së serialit, Rosarios.
Po ashtu, kënga fillon me disa vargje në spanjisht, teksa 23-vjeçarja duket në top formë, si zakonisht.