Sikurse çdo fundjavë, edhe këtë herë do ju tregojmë se cila ka qenë kënga më e dëgjuar nga shqiptarët gjatë javës së fundit. Ndërkohë që vera po afron, artistët shqiptarë kanë publikuar disa këngë që janë pëlqyer shumë nga dëgjuesit dhe me një kërkim të vogël në Youtube vumë re se cila prej tyre po dëgjohet më së shumti.
S’kishte si të ndodhte ndryshe dhe kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët është “Rosenkrieg” e Loredanës dhe Mozzik. Dyshja konfirmuan ribashkimin e tyre me këtë projekt të suksesshëm, në të cilin kanë përmendur historinë e jetës së tyre.
Në 2 ditë, kënga i ka kaluar 2.2 milionë klikime dhe është trending numër 1 në YouTube në Shqipëri. Në vend të dytë është bashkëpunimi i Ledrit me Morena Tarakun, ndërsa në vend të 3-të është projekti i Finem&Solo.