Jemi mësuar që kryefjalë e lajmeve në media, të jenë Lori dhe Sara, por një tjetër vajzë po kaq e bukur fshihet pas tyre dhe ajo është Redia.
Trashëgimtarja e tretë e familjes Hoxha, sado e rezervuar ndaj daljeve publike nuk mund t'i shpëtonte syrit publik. Simpatike dhe me mjaft humor, Redian e kemi njohur përmes një daljeje live në Instagramin e motrës, Lorit. Disa muaj më vonë tashmë, e shohim atë më të rritur dhe akoma më tërheqëse në një foto ku shkëlqen mes dy motrave, ndërsa Lori shkruan: " Treshja e zemrës time".