INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As Mevli, as Tayna, as Elvana! Ja cila është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët!

As Mevli, as Tayna, as Elvana! Ja cila është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët!

Publikuar më: 18:31 18-04-2021

Është bërë pothuajse si “minirubrikë” në inlife.al që zakonisht fundjavave ju tregojmë se cila ka qenë kënga më e dëgjuar nga shqiptarët dhe këtë detaj do ua tregojmë edhe sot. Javët e fundit janë publikuar disa këngë që janë pëlqyer shumë nga dëgjuesit shqiptarë dhe me një kërkim të vogël në Youtube vumë re se cila prej tyre po dëgjohet më së shumti.

Bëhet fjalë për këngën më të fundit të Noizyt, “FREESTYLE”.

Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot. Ai nuk e ka konsideruar këtë këngë si diss, ndonëse fjalët për reperët e tjerë janë shumë goditëse.

“FREESTYLE” është trending numër 1 në Shqipëri, por është bërë pjesë edhe e toplistave italiane.

Screenshot_11.png

 

Kënga e dytë që po dëgjohet më së shumti është kënga e Don Xhoni “Maffia”, ndërsa podiumi plotësohet nga bashkëpunimi i konkurrentëve të Përputhen, Mevlani dhe Juli.

Article Logic
Execution time: 0.0023980140686035