INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As Mevli, as Tayna, as Elvana! Kjo është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët!

As Mevli, as Tayna, as Elvana! Kjo është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët!

Publikuar më: 17:30 02-05-2021

Ashtu si çdo fundjavë, edhe këtë ditë të fundit të javës do ju tregojmë se cila ka qenë kënga më e dëgjuar nga shqiptarët. Vera po afron dhe këngëtarët e njohur po bëhen gati për të publikuar këngët që do na shoqërojnë gjatë muajve të nxehtë.

Javët e fundit janë publikuar disa këngë që janë pëlqyer shumë nga dëgjuesit shqiptarë dhe me një kërkim të vogël në Youtube vumë re se cila prej tyre po dëgjohet më së shumti.

Bëhet fjalë për këngën më të fundit të ish-konkurrentes së Përputhen, Melisa.

“Leje” titullohet projekti i Melisës, këngë e cila i ka kaluar 1.6 milionë klikime dhe po dëgjohet në masë nga dëgjuesit tanë.

Në vend të dytë pozicionohet Bardhi me “Diva”, ndërsa podiumi plotësohet nga Elvana Gjata me “Mos u ngut”.

melisa.png

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879