Është gjithmonë në faqet e para të gazetave, por se dinim që është edhe në faqet porno.
Nëse keni menduar se Mia Khalifa, Lisa Ann apo ndonjë pornostare tjetër, është më e kërkura në Pornhub, e keni gabim, sepse është Wanda Nara. Të gjithë e njihni bashkëshorten dhe menaxheren e Mauro Icardit të cilën e përfshijnë në skandale me sfond pikant. Siç ka ndodhur kohët e fundit me zërat e rremë mbi një lidhje të supozuar mes asaj dhe mesfushorit të Inter, Marcelo Brozovic.
Natyrisht, nuk ka pasur asnjë të vërtetë në këto zëra, por pavarësisht nga kjo dhe për shkak të këtyre zërave, emri i saj është më i kërkuari në faqet “hot” të internetit. Në fakt, zonja Icardi është mes më të kërkuarave mes videove të faqes pornografike “Pornhub”.
Këto kërkime janë nxitur pikërisht nga shumë media italiane që kanë shkruar vazhdimisht për lidhjen e saj sekrete me mesfushorin zikaltër, Si Wanda, ashtu edhe Marcelo kanë kërcënuar se do ta çojnë çështjen në gjyq. Ndërkohë, kërkimet në “Pornhub” vazhdojnë…