INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As mos guxoni t'i bëni sërish! Gjërat që duhet të ndaloni së bëri pasi depiloheni

As mos guxoni t'i bëni sërish! Gjërat që duhet të ndaloni së bëri pasi depiloheni

Publikuar më: 13:43 20-04-2019

Shmangni saunan
Pas depilimit zona e bikinit duhet mbajtur sa më e freskët që të mundeni. Krejt e kundërta ndodh me saunën që për shkak të temperaturave të larta ju hap poret.

Bëhuni selektivë me produktet e kujdesit ndaj lëkurës
Shmangni sapunët apo locionet me përbërës të dëmshëm. Ato mund të irritojnë lëkurën dhe madje shkaktojnë të djegura.

Qendroni larg diellit
48 orë pas depilimit, zona juaj intime është shumë delikate dhe rrezet UV të diellit mund t’ju shkaktojë dëme të madhe të lëkurës në atë zonë.

Bëni një dush të shpejtë, shmangni vaskën
Të qendruarit për një kohë të gjatë në ujë do e bëjë zonën tuaj të predispozuar për t’u prekur ndaj infeksioneve.

Shmangni të notuarit
Pishinat, liqeni apo deti përmbajnë baktere. Për këtë arsye dermatologët këshillojnë të mos i frekuentoni këto vende, të paktën për disa ditë.

Mos përdorni shumë kremra pas depilimit
Çdo skrub apo krem që mund të përdorni mund të dëmtojë lëkurën në atë zonë. Maksimumi mund t’i përdorni vetëm njëherë për të larguar qelizat e vdekura.

Seksi nuk rekomandohet
E mira do ishte të depiloheshit dy ditë para së të kryeni marrëdhënie. Mos e harroni këtë!

Prisni pak, para se të aplikoni sprajin nxirës
Kimikatet e dëmtojnë se tepërmi bikinin. Shmangni sprajin nxirës këto ditë.

Kujdes me materialin e rrobave
Pas depilimit, materiali i të brendshmeve, fundeve apo pantallonave është në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Një material jo i mirë irriton jo vetëm atë zonë, por edhe të gjithë kofshën. Ju nuk doni që t’ju prishet një takim i rëndësishëm apo jo?

Shmangni stërvitjet intensive
Depilimi është një arsye për t’i dhënë trupit tuaj një pushim nga stërvitja. Kjo pasi djersa e tepërt mund ta acarojë shumë lëkurën tuaj, sidomos në zonën intime. Me fjalë të tjera, përdoreni këtë si një arsye për të mos vrapuar. Ju e meritoni një pushim.

Article Logic
Execution time: 0.0038971900939941