Edhe pse periudhë shumë e vështirë, artistët shqiptarë kanë qenë të mobilizuar pasi kanë publikuar shumë projekte muzikore. Madje ka patur edhe nga ata që kanë nxjerrë në treg albume të reja si dhe po punojnë për ndonjë të tillë.
Është bërë pothuajse si “minirubrikë” në inlife.al që zakonisht fundjavave ju tregojmë se cila ka qenë kënga më e dëgjuar nga shqiptarët dhe këtë detaj do ua tregojmë edhe sot.
Javët e fundit janë publikuar disa këngë që janë pëlqyer shumë nga dëgjuesit shqiptarë dhe me një kërkim të vogël në Youtube vumë re se cila prej tyre po dëgjohet më së shumti.
Bëhet fjalë për “Përjetësi” nga Fifi dhe Ermal Fejzullahu, kënge e cila në një javë i ka kaluar 4 milionë klikime dhe është numri “1” në trending si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut.