Festat e fundivitit kanë afruar dhe këngëtarët shqiptarë, pavarësisht se nuk përformojnë në klube natë, janë mobilizuar për të nxjerrë projekte të reja.
Ditët e fundit, artistët më të njohur në vend kanë publikuar disa këngë, ku këtu mund të përmendim Mozzik, Tayna, Melinda, Butrint Imeri, Don Xhoni dhe shumë të tjerë.
Por cila është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët?
Me një kërkim të thjeshtë, ne të inlife.al vumë re që numër 1 në “trending” është Kida.
Projekti i saj i ri mban titullin “Drunk” dhe vjen si një baladë e lehtë dashurie, që me siguri do kthehet në refren këtë dimër. Si në çdo videoklip tjetër, edhe këtë herë Kida vjen me një klip të punuar në detaje dhe sigurisht nuk mund të linte ma na surprizuar edhe në look.