Ai ende ndodhet në Dubai ku po kalon kohë me familjen e tij.
Noizy ka provuar disa nga eksperiencat të cilat nuk janë për tu humbur nëse shkon atje. Pas ecjes së "çmendur" me makinë në shkretëtirë, reperi bashkë me familjen ka frekuentuar edhe restorantin e Nus-ret.
Ky i fundit u bë personazh viral në rrjete sociale për shkak të gjestit të veçantë që bënte teksa i hidhte kripën ushqimit.
Dhe këtë eksperiencë 30 vjeçari e ka filmuar duke e futur në arkivën e kujtimeve të tij nga Dubai. Megjithatë ai ende ndodhet atje dhe aventurat vazhdojnë.... /intv.al/