Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të mira shqiptare e cila numëron shumë hite në repertorin e saj. Ajo është zhvendosur përtej oqeanit, ku po provon të ndërtojë karrierën e saj ndërkombëtare dhe fillimisht ka debutuar në tregun e huaj me këngën “Four Seasons, klip në të cilin mori pjesë edhe reperi i njohur French Montana.
Ky i fundit i ktheu “borxhin” Dafit, sepse edhe ai e bëri pjesë të kipit të tij të fundit këngëtaren shqiptare. Por, pas pjesëmarrjes në videoklipin “Famous” të French Montana, vjen një tjetër eksperiencë e vlefshme në karrierën ndërkombëtare.
Dhe këtë herë bëhet fjalë për ceremoninë e Grammy Aëards. Këngëtarja do të performojë live këngën “Told ya” në festën e fundjavës nga Toasted Life, një festë që paraprin dhe organizohet me rastin e Grammy Awards.
Këtë tëdielë mbrëma për Amerikën dhe pak pas mesnate për Europën, do të mbahet ceremonia e gjashtëdhjetë e çmimeve Grammy, nën drejtimin e komedianit dhe prezantuesit britanik James Corden.