IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
As nuk e vret mendjen fare! Ermal Mamaqi lë “nam” në dasmën e shokut të tij më të mirë [FOTO]

As nuk e vret mendjen fare! Ermal Mamaqi lë “nam” në dasmën e shokut të tij më të mirë [FOTO]

Publikuar më: 20:22 10-07-2017

Edhe në eventet e rëndësishme ai e ka shumë të vështirë të jetë serioz!

Bëhet fjalë për aktorin dhe moderatorin e njohur Ermal Mamaqi i cili gjithmonë lë “nam” me veprimet e tij në çdo ambient të mundshëm.

Ai i ka shokuar të gjithë me pamjen e tij më të fundit, të cilën e ka bërë publike në profilin personal në rrjetet sociale.

Siç duket edhe nga fotografia, Ermali ka shkuar në dasmën e mikut te tij më të mirë, i veshur si askush tjetër nuk do të guxonte: me një pallë pantallona të shkurtra gjumi, një këmishë të thjeshtë të hapur e gjitha aq sa i duket barku.

I veshur kështu ai ka pozuar pranë dhëndrit, i cili nuk duket shumë i bezdisur për këtë fakt. Megjithatë kjo foto është shkrepur për humor, pasi po të vëreni më kujdes fotot e tjera Ermali është veshur tepër elegantë me një kostum serioz në blu të thellë dhe këmishë të bardhë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947