Prej kohësh tashmë komentohet martesa e papritur e Justin Bieber me modelen e njohur Hailey Baldwin, pas ndarjes së këngëtarit me Selena Gomez.
Shumë herë çifti Bieber-Baldwin janë komentuar për javë me rradhë për situatat e çuditshme teksa janë fotografuar në rrugë duke qarë.
Megjithatë duket se Justin nuk është mjaftuar me zhurmën që ka shkaktur deri tani në media dhe tashmë ka “deklaruar” se është i dashuri i Jaden Smith, djalit të aktorit të njohur Will Smith.
Teksa aktori më i ri në Holliwood, Noah Centineo, protagonist i filmit “to all the boys I’ve loved before” ka komentuar në foton e Jaden duke deklaruar se e dashuron.
Duket se Justin është “bërë xheloz” për Jaden dhe ka komentuar menjëherë:
“Mendova se isha unë i dashuri jot”, koment të cilit Jaden i është përgjigjur duke thënë se Justin është i dashuri i tij.
Sigurisht që kjo ka qenë një lojë mes djemve të cilët tashmë prej vitesh janë shokë të mirë.