Megjithëse është vetëm 18 vjeç, Kylian Mbappe është kthyer në qendër të vëmendjes pasi klubet më të mëdha evropiane po interesohen për të marrë shërbimet e sulmuesit francez.
Mbappe këtë sezon ka vendosur të qëndrojë te Monaco që nuk mund ta mbajë shumë gjatë pasi kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij.
Reali dhe Barcelona janë në “luftë” për të nënshkruar me Kylian Mbappe por ai mund t’i befasojë të gjithë me një tjetër klub të ri.
Bëhet fjalë për PSG-në e cila mund t’ia mbyllë “gojën” Monacos duke i ofruar plot 130 milionë euro.
Mbappe pritet të thyej rekordin duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.