Drake mund të jetë një nga reperat më të pasur dhe më të famshëm, por kjo nuk do të thotë që ai harron se kush është gjëja më e rëndësishme në jetë: familja e tij.
“Champagne Papi” festoi ditëlindjen e tij të 30-të me miqtë e pasur dhe të famshëm si Taylor Swift, John Mayer dhe Katy Perry, në një festë të parakohshme, sepse dita zyrtare e lindjes së tij, data 24, ishte e rezervuar për ta festuar me femrën më të rëndësishme në jetën e tij, nënën.
Siç bën me dije E!News, Drake, e ëma Sandi Graham anëtarët e tjerë të familjes dhe nj grup miqsh u mblodhën në restorantin Nobu në Malibu mbrëmjen e së hënës, duke shijuar pamjen e oqeanit, dhe sushi-in njëkohësisht. Në fakt Sandi ishte e shoqëruar nga një person, që mendohet të jetë i dashuri i saj, siç duket nga fotoja ku ai i kap dorën, teksa hynë në restorant.
“Ishte një darkë e mrekullueshme, një atmosferë shumë e ëmbël. E ëma e Drake, i njihte të gjithë. Ata qëndruan për rreth 3 orë, ndërkohë që disa nga miqtë e tij dhë nëna u drejtuan për në shtëpinë e djalit që festoi ditëlindjen”, u shpreh një burim i brendshëm me familjen për E!News