Luana Vjollcën përveçse në rolin e moderatores e kemi parë edhe si këngëtare me disa hite muzikore, por bukuroshja duket se ka ndërmend ti futet edhe kinematografisë. Të paktën këtë na lë të kuptojmë nga disa story të hedhura në Instagram, si dhe një foto e postuar së fundmi, ku shfaqet duke u përgatitur ndërsa shkruan: “Bëhuni gati për diçka speciale”
Nuk e dimë nëse Luana po përgatitet të sjellë një hit të ri muzikor, apo do ta shohim në rolin e aktores. E gjithë kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim, ndërkaq xhirimet për çfarë po përgatit Luana do të realizohen në Prishtinë.
Kujtojmë që para disa javësh u tha që Luana mund të jetë pjesë e filmit të ri të Bes Kallakut, por s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim.