Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi ka ndjekur ndeshjen e sotme të Zvicrës me Kosta Rikën në Tiranë pranë presidentit Ilir Meta. Së bashku me ta ishte edhe Nora Istrefi me bashkëshortin Robert Berisha, por edhe kampioni i madh i boksit, Gjetan Keta e shumë personalitete të tjerë.
Pas përfundimit të ndeshjes, në një prononcim për Report Tv, Istrefi ka thënë se ndihet krenare për shqiptarët e tjerë që janë pjesë e kampionatit botëror. Era ka treguar se lojtari i preferuar në këtë botëror është Lionel Messi. Ajo ka siguruar të gjithë fansat shqiptarë se do të jetë pjesëmarrëse në ceremoninë mbyllëse të kampionatit botëror.
“S’keni pse u mërzit se në finale kam me performu. Emocion i veçantë edhe ndihem shumë krenare. Ndihem shumë shumë mirë për sukseset e shqitparëve të tjerë. Shpresoj që Messi të jetë mbreti i botës.”, tha Era.