Vetëm para pak ditësh erdhi në jetë vogëlushja e tij Ajka dhe tashmë po të mendojmë se në çfarë konsiston lumturia e Bes Kallakut, fakti se ai tashmë është berë baba duket se është përgjigjia me më shumë peshë për këtë dilemë.
Sigurisht që Besi është i lumtur që ka dy vajza super të ëmbla si Xhensila Myrtezaj dhe vogëlushja e tij Ajka, por ka raste kur lumturia për aktorin e famshëm ka edhe pamje tjetër.
Këtë e ka treguar vetë ai me një postim në Instagram, teksa në një foto tipike të stilit të Besit shihen patate të skuqura, domate, djath dhe një kriko birre.
“Lumturia më e madhe është kur njeriu kënaqet me aq sa ka djath , domote , patate”, shkruan Bes Kallaku në foton e postuar./intv.al/